Bota

Arrestohet një nga të kërkuarit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Një nga personat e akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashogi është arrestuar ditën e sotme në Francë.

Policia franceze raporton se ka arrestuar ish-anëtarin e gardës mbretërore saudite, Khaled Aedh Alotaibi, i cili u kap në aeroportin Charles-de-Gaulle në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Ai është një nga 26 sauditët e kërkuar nga autoritetet turke për vrasjen e gazetarit. 33-vjeçari, që ka punuar si roje në pallatin mbretëror në Arabinë Saudite, ishte duke udhëtuar me identitetin e tij dhe tashmë është në paraburgim.

Khashoggi ishte një nga kritikët e qeverisë së Arabisë Saudite dhe u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.

Vrasja shkaktoi një bujë globale dhe dëmtoi imazhin e sundimtarit të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman.

Pallati mbretëror u mbrojt duke thënë se vrasja ishte një gabim, por zyrtarët turq thanë se agjentët vepruan me urdhra nga nivelet më të larta të qeverisë saudite.

Arrestimi erdhi disa ditë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe takoi princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman, i cili është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së Khashoggi, një ish-kolumnist për Middle East Eye dhe Washington Post dhe kritik i ashpër i regjimit saudit. Një hetim i Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se operacioni ishte pothuajse me siguri i nënshkruar nga princi i kurorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë