Është arrestuar në Pukë një një 27-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “vjedhje me dhunë”. Kristian Dedej është shpallur në kërkim nga Gjermania, pasi në gusht të vitit 2019, ai ka ndaluar një 32-vjeçare në Berlin, të cilën ka tentuar ta përdhunojë.
Dedaj mësohet se i ka vjedhur 32-vjeçares portofolin dhe paratë që kishte me vete. Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, ndërsa gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje