Lajme

Arrestohet për dhunë ndaj gruas, policia i gjen armë në banesë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar për dhunë në familje, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 3, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë shtetasit i gjendet dhe një armë zjarri pistoletë e 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë