Bota

Arrestohet për korrupsion ish-gjenerali italian që punoi në ’97 në Shqipëri

Gazeta Si – Ish-gjenerali në pension i “Guarda Di Finanza-s”, Fabrizio Lisi është arrestuar këtë të mërkurë në Napoli për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Në vitin 1997, Lisi ka qenë  koordinator i mbrojtjes së Italisë për ngjarjet që po ndodhnin në Shqipëri në periudhën e viteve ’97.

Bashkë me ish-gjeneralin, janë arrestuar 2 zyrtarë tjerë, ish-prokurori i Salernos, Roberto Penna dhe partnerja e tij avokate.

Ndaj ish-gjeneralit italian dhe dy zyrtarëve të tjerë, është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, pasi dyshohet se përfitonin informacione sekrete nga prokurori Roberto Penna, duke abuzuar dhe në çështjet gjyqësore të prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë