Rend dhe Ligj

Arrestohet shpërndarësi shqiptar i drogës në Itali

Policia italiane arrestoi sot një 27-vjeçar shqiptar banues në Marotta, pasi në banesën e tij u gjetën rreth 160 gramë drogë e llojit kokainë.

Sic njoftojnë mediat italiane, Policia nisi një hetim ndaj 27-vjeçarit, pasi ai shoqërohej me persona që ishin vartës të drogës në qytet. Nga vëzhgimet, policia ngriti dyshimet se shtëpia e shqiptarit shërbente si pikë shpërndarje droge.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe lënda narkotike, e fshehur në një cep të një prej kolltukëve.

Policia bëri të mundur arrestimin e shqiptarit, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se prindërit e tij nuk kishin lidhje me lëndën narkotike të sekuestruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë