Maqedonia e Veriut do t’i drejtohet zgjedheve të parakohshme më 12 prill të vitin të ardhshme. Ky ka qenë vendimi i marrë nga liderët e partive politike pas konsultimeve disa orëshe të zhvilluara në rezidencën presidenciale, nën drejtimin e presidentit Pendarovski. Për herë të parë partitë politike u mblodhën pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe siç duket dakordësia për të shkuar në zgjedhje parlamentare pas dështimit të marrë për çeljen e negociatave me BE-në.
Pas më shumë se tre orë diskutimesh kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka deklaruar se është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga Spanja dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zaev për mediat vendase pas takimit.
Ndërsa lideri i opozitës, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u shpreh se se shpejti do të kemi një qeveri teknike.
“Nuk ka alternativ tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE. Ky ishte konstatim unanim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim sa i përket mos-marrjes së datës për fillim të negociatave. Ndërkohë në pjesën e dytë ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme ramë dakord që 12 prilli të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të marrim datë për zgjedhje të parakohshme. Kemi realitet të ri, do të kemi qeveri teknike dhe më 12 prill do të kemi fitues të ri të zgjedhjeve”, deklaroi, lideri i VMRO-DPMNE-së.

Në konsultat e presidentit ishin prezent edhe partitë shqiptare, një pjesë e të cilave janë edhe në koaliconin qeverisës. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve ka deklaruar se është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020. Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri është nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i vendit.
“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternative e jonë e vetme është Beshkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkaarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti.
Lidhur me atë se a do të bëhet regjistrimi i popullsisë para zgjedhjeve, Ahmeti tha se me rendësi është të respektohet data e zgjedhjeve dhe tse do të shihet nëse kjo është e mundur teknikisht.

Refuzimi për çeljen e negociatave ka shkaktuar një tërmet politik në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev duke e cilësuar si një pabesi vendimin e Këshillit Europian, ku vetoja e presidentit francez Emmanuell Macron për bllokimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut dhe ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Lideri i opozitës, kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se deklarata e Zaevit për zgjedhje të parakohshme parlamentare dëshmon se vetë kryeministri ka pranuar dështimet e tij. Mickovski tha se në takimin e liderëve pret ta dëgjojë drejtpërdrejtë propozimin nga Zaevi. Ai kërkoi zbatimin e ligjit për Qeveri teknike
“Ligji është i qartë, dihet se çfarë do të thotë zgjedhje parlamentare, çfarë nënkuptojnë ligjet në zgjedhjet parlamentare, etj. Thjesht duhet t’i respektojmë dhe menjëherë të shpallim zgjedhje dhe të formojmë qeveri teknike, kryeministër teknik dhe të shkojmë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski pas një takimi partiak në Gostivar.

Por ish-kryeministri Nikolla Gruevksi thirrjen për zgjedhje të parakohshme e ka cilësuar si një manovër të Zaevit. Sipas tij qëllimi i Zaevit është të demonizojë opozitën, në këtë mënyrë të fitoj mbështetje nga faktori ndërkombëtarë.
“Ai është i vetëdijshëm se pa ata, nuk ka asnjë shans që njerëzit ta mbështesin mjaftueshëm sa për të fituar ose për të humbur, dhe në fakt pa fitore të formon qeveri. Në fakt, lart e poshtë ai do të paraqitet me të njëjtën fushatë dhe me të njëjtat teza para bashkësisë ndërkombëtare, por edhe brenda vetë zgjedhjeve. Paraqitja e opozitës si një “marionetë të frikshme nacionalist” në lidhje me integrimet evropian dhe euro-atlantike, ndërsa veten do e prezantonte si engjëll shpëtimtar”-ka shkruar mes tjerash Gruevski në rrjetet sociale.
Pas dështimit të negociatave, presidenti Pendarovksi ka bërë thirrje për unitet pas vendimin zhgënjyes. Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij para opinionit pas vendimit negativ të Këshillit Evropian tha se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit strategjik të vendit, pavarësisht nga dallimet legjitime politike për shumë çështje.
Edhe partitë shqiptare janë shprehur të gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, partia që është në koalicionin qeverisës ka deklaruar se zgjedhjet i sheh zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Partia Alternativa, pjesë e Qeverisë kërkon sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Kreu i këtij subjekti politik Afrim Gashi kërkoi ndryshime në kodin zgjedhor dhe pastrimin e listës zgjedhore.

“Zgjidhja me e mirë për vendin është të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk do të doja të vendosemi si gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pa bërë. Republika e Maqedonisë së Veriut është dëm kolateral i dallimeve që ka BE. Franca shfrytëzoj veton për arsye se BE është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim dhe lideri i idesë është Franca. Me keqardhje e kanë prit të gjithë vendet më të mëdhenj të BE”-theksoi Ahmeti.
Edhe Zijadin Sela i Aleanca për Shqipërisë dhe Lëvizja Besa kanë përshëndetur propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje