Lajme

ARRSH: Në Kukës, Tropojë dhe Has, të gjitha rrugët të kalueshme

Moti i ftohtë ka goditur të gjithë vendin dhe në pjesën më të madhe të territorit pati edhe reshje dëbore. Verilindja dhe juglindja kanë qenë më problematike.
Ditën e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se të gjitha rrugët e qarkut të Kukësit janë të kalueshme normalisht. Në Bashkinë e Kukësit është e bllokuar rruga në drejtim të Njësisë Administrative Arrën.
Rrugët në Njësisë Administrative Kalis dhe Grykë Çajë janë të kalueshme, por me vështirësi.
Për rrugët e Zapodit po punohet për hapjen e lidhjen e fshatrave ndërmjet tyre. Në Kukës-Shishtavec rruga po pastrohet dhe hidhet kripë nga mjetet e Bashkisë Kukës.
Po ashtu, ARRSH sqaron se po punohet për zhbllokimin e të gjitha akseve edhe në Tropojë e Has. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë qarkun.
Ditët e para të janarit 2019 u shoqëruan me reshje dëbore në Korçë, Gjirokastër, Dibër, Kukës, Tropojë e të tjera qytete të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë