Kryeprokurorja Arta Marku, në analizën vjetore të prokurorisë në Shkodër, u shpreh se prokurorët ia kanë dalë në punën e tyre, pavarësisht sfidave dhe problemeve apo dhe ndërhyrjeve politike.
Kryeprokurorja Marku pohoi se prokurorët nuk duhet ta shohin si kërcënim procesin e vettingut, pasi kanë mbështetjen e saj dhe të ndërkombëtarëve. Sipas saj, prokurorët duhet të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar politikisht.
“Vit jo i lehtë sepse i jeni nënshtruar vettingut. Ia keni dalë pavarësisht vështirësive. Pavarësi s’do të thotë kaos, kërkoj më shumë nga ju dhe të jeni të pavarur dhe të pandikuar në punën tuaj. Mos e shihni vetingun si ndëshkim. Keni mbështetjen time dhe të ndërkombëtarëve. Në shumë çështje politika ka ndërhyrë në punët tona, por ju keni vazhduar punën tuaj. Shpeshherë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo pa dyshim që ka ndikuar në punën tuaj”, tha ndër të tjera Marku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje