Gazeta Si – Këtë herë nuk as arinj, as kastorë, as iriqë dhe as shqiponja. Asnjë kafshë për maskotën e Olimpiadës. Paris 2024 ka vendosur të bëjë diçka ndryshe, duke zgjedhur një ideal. Dhe kështu lindi ideja e beretës, simbol i revolucionit francez, e shndërruar në personazh.
“Ideja, – ka shpjeguar presidenti i komitetit organizator Tony Estanguet, – është të prezantojmë vlera që i përkasin historisë sonë, si barazia, liria dhe solidariteti”.
On vous présente la Phryge Olympique et la Phryge Paralympique !
— Paris 2024 (@Paris2024) November 14, 2022
Les mascottes de #Paris2024 ✨
Sportives, fêtardes… et françaises 🇫🇷
Here are the Olympic Phryge and the Paralympic Phryge!
The #Paris2024 mascots ✨
They are sporty, love to party… and are so French 🇫🇷 pic.twitter.com/plupKzQqNs
Ceremonia e prezantimit u bë në selinë organizative të Lojërave, në Saint Denis, në periferi të Parisit. Maskota në fakt është dopio, njëra për Olimpiadën tradicionale dhe tjetra për Paraolimpiadën. E dyta ka një këmbë më protezë. Emri është i njëjtë për të dyja: Phryge (në frëngjisht shqiptohet “frisj”).
Një zgjedhje edhe kjo antikonformiste, për t’u përshtatur me gjuhën e vendit organizator dhe simbolin e një maskote që frymëzohet direkt nga bereta që mbahej nga revolucionarët. Edhe nga Marianna di Delacroix, fytyra tjetër revolucionare që ka frymëzuar logon e ‘Paris 2024’.
Do të prodhohen dy milionë “Phryge”, por vetëm 15% në Francë. Pjesa tjetër në Kinë, sepse nga industria franceze nuk jep garanci. Kushton 15 euro dhe është në shitje në dyqanin online të Lojërave, shumë shpejt dhe në dyqanet në aeroporte dhe stacione.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje