Politike

As deti, as tërmeti! Kryemadhi: Rama në Turqi për azil politik

Zyrtarisht, Kryeministri Edi Rama thotë se objekt i vizitës dyditore të tij në Turqi ishte forcimi i bashkëpunimit e partneritetit strategjik mes dy vendeve, rindërtimi nga pasojat e tërmetit të 2019-ës dhe pandemia. Mediatikisht është përfolur se vizita lidhej edhe me vendimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon, që kundërshtohet nga Ankaraja.

Por, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se arsyeja e vërtetë e vizitës së Ramës në Turqi nuk ishte as e para dhe as e dyta.

“Unë them që vizita e tij në Turqi…ka qenë, një vizitë për të përgatitur azilin e tij politik. Çdo marrëveshje që do të nënshkruhet nga Rama në fshehtësi nga LSI, jo vetëm që nuk do të njihet, por do të çohet për ndjekje penale çdo person që ka pasur dijeni dhe nuk e ka ndaluar, e cila cenon sovranitetin e Shqipërisë”, deklaroi Kryemadhi gjatë një interviste për RTSH.

Kryetarja e LSI-së nënkuptoi se Rama e përdori këtë vizitë, e akuzoi atë se braktisi vendin në një kohë që përballet me pandeminë, përmbytjet dhe hodhi dyshime se Kryeministri po vendos në rrezik sovranitetin e Shqipërisë përmes lojërave gjeostrategjike.

“Unë dua të gjykoj Kryeministrin tim që në këtë situatë shumë të rëndë dhe problematike për Shqipërinë, siç është pandemia dhe përmbytjet katastrofike ku qytete të tëra janë jashtë funksionit, siç është gjendja e qindra mijëra familjeve që jetojnë në çadra për shkak të tërmetit. Shikojmë një tam-tame të madhe që në 7 prill Edi Rama do të inaugurojë spitalin e Fierit. Nuk do të doja që vizita e Ramës të ishte një vizitë që të krijonte hapësira për marrëveshje antikushtetuese dhe antishqiptare që cenojnë integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë në marrëdhënie me lojëra gjeostrategjike që mund të kërkojë të luajë Edi Rama në kërkim të një azili politik që mund të kërkojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë