Futboll

As Milani dhe as Reali, ylli i Hungarisë firmos në Gjermani

Dominik Szoboszlai është një emër shumë i vështirë për t’u shqiptuar, por futbolldashësit shqiptarë do të kenë mundësinë ta mësojnë. Ai është lojtari më i mirë i Hungarisë, që është në të njëjtin grup me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Dhe është pikërisht Hungaria rivali direkt i Shqipërisë, sipas mendimit të shumë specialistëve të futbollit.

Mesfushori që ka luajtur deri tani me Salcburgun, ka firmosur me Lajpcigun në Gjermani. Kontrata e tij është deri në vitin 2025, kështu që klube të mëdha, si Milani, Napoli, apo edhe Real Madridi, që e kishin ndjekur deri tani, duhet të shohin pista të tjera. Futbollisti hungarez ka paguar 20 milionë euro te Salcburgu, që gjithashtu ka mbajtur edhe 20% të vlerës së kartonit.

Szoboszlai ishte ndër emrat e parë që u përfol te Milani në kohën kur diskutohej që te kuqezinjtë do të vinte gjermani Ralf Rangnik, i cili do të kishte një rol të dyfishtë, trajner dhe drejtor sportiv. Ajo pistë u sfumua dhe tashmë sfumohet edhe pista e yllit hungarez, të cilin do të kemi shansin të shohim në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë