Uashington D.C me tre delegatë që çon në Kolegjin Zgjedhor ka pak peshë në zgjedhjen e një Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Distrikti, që shërben si kryeqytet i SHBA ku janë të përqëndruara zyrat e qeverise federale dhe me rreth 300 mijë votues, njihet si bastion i demokratëve.
Bastioni është mbajtur edhe nga Joe Biden, që kur janë numëruar rreth 66 për qind të votave udhëheq me 92 për qind të tyre, ndërsa Presidenti Donald Trump ka marrë rreth 5.5 për qind.
Rezultati mund të duket zhgënjyes për Presidentit, por ai është më pozitiv se rezultati i marrë në 2016 përballë Hillary Clinton, kur siguronte vetëm 4 për qind të tyre.
Në Uashington D.C janë të vendosur rreth 240 mijë punonjës të administratës shtetërore, përfshirë këtu edhe administratën vendore të vetë distriktit, i cili nuk e ka statusin e një shtet brenda SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje