Politike

Asambleja / Porositë e Ramës: Dua cens real të anëtarësisë! Punoni sikur në 15 mars të ishin zgjedhje të përgjithshme

Nga Gazeta Si- Prej orës 17:30 Kryeministri Edi Rama me drejtuesit e qarqeve janë të pranishëm në selinë rozë ndërsa 200 anëtarë po ndjekin online punimet e e Asamblesë Kombëtare.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar një regjistrim real të anëtarëve të partisë dhe pas këtij momenti thotë se do të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë.

“Punoni sikur në 15 mars të ishin zgjedhje të përgjithshme”, kanë qenë fjalët e Ramës i cili gjithashtu ka kërkuar minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë, ndërsa thekson se barrën më të madhe do ta kenë drejtuesit politik.

Rama ka kërkuar census të anëtarëve të partisë. Ai gjithashtu ka porositur drejtuesit politikë të qarqeve që të punojnë deri më 15 mars, një ditë para mbledhjes së ardhshme të asamblesë, sikur të ishte dita e zgjedhjeve. Një analizë ka kërkuar edhe për drejtuesit e njësive administrative.

Rama ka folur edhe për balanca gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë Socialiste.

“Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet te ndahet veç pjesa jo aktive. Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë. Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një inventar për çdo familje”,  ka thënë Rama në fjalën e tij.

Takimi i fundit i anëtarëve të Asamblesë ishte më 11 shkurt ku u bë një analizë e strukturave socialiste në qarqe. Ndërsa në fokus ishin edhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë