Përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë zhvilluar sot takimin e dytë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku kanë diskutuar në lidhje me rifillimin e kampionateve të futbollit. Por edhe pas këtij takimi mbetet në fuqi data 18 maj për fillimin e stërvitjes individuale.
Në takimin e sotëm është diskutuar më shumë për çështje teknik që kanë të bëjnë me sigurinë e shëndetit të futbollistëve, nëse rinis gara. Nga përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë është këmbëngulur që protokolli i stërvitjes dhe ndeshjeve të jetë sa më i plotë.
Mbetja në fuqi e datës 18 maj për nisjen e stërvitjes individuale e vështirëson jo pak rifillimin e ndeshjeve, pasi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se, nëse nuk nis kampionati më 1 qershor, atëherë duhet menduar për sezonin e ri. Me 18 majin, duket e vështirë, pasi klubet kërkojnë të paktën dy javë stërvitje në grup dhe afati kohor i mbetur nuk e lejon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje