Futboll

Asnjë tolerim për tifozët në stadiume, mbetet në fuqi 30%-shi

Nuk do të ketë stadiume plot në ndeshjet e Kombëtares dhe as në kampionat. Kërkesat zyrtare të FSHF-së janë hedhur poshtë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që lejon mbushjen e stadiumeve në vendin tonë deri në 30% të kapacitetit të tyre.

Dy ndeshjet e Kombëtares, ato me Hungarinë dhe San Marinon, që luhen në shtator, do të ndiqen vetëm nga një numër i reduktuar tifozësh në “Elbasan Arena”. Komiteti i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë toleruar në këtë drejtim, duke parë rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19 gjatë ditëve të fundit.

Sezonin i ri hapet me ndeshjen e Superkupës, që luhet të shtunën. Teuta dhe Vllaznia do të diskutojnë trofeun e parë sezonal, përsëri para një numri të kufizuar tifozësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë