Bota

AstraZeneca, BE: 10 euro për dozë për vonesat dhe 10 mln për kontratën e shkelur

Avokati i Bashkimit Evropian, po kërkon dëmshpërblim për vonesën në dërgesat e vaksinës AstraZeneca me 10 euro për dozë për çdo ditë vonesë dhe të paktën 10 milionë euro gjobë.

Këto janë kërkesat e bëra gjatë seancës së parë, në Gjykatën e Brukselit, në procesin gjyqësor të ngritur nga Unioni kundër kompanisë farmaceutike anglo-suedeze.

Avokati i BE-së, Rafael Jeffareli, tha se “50 milionë doza të vaksinës janë transferuar në vendet e treta në shkelje flagrante të kontratës”, me furnizime të privilegjuara për Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera.

Nga ana e saj, kompania mohon të ketë dështuar në detyrimet e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë