Astrit Patozi ka vënë bast politik me veten. Nëse Bindja Demokratike nuk përfaqësohet në Kuvend me mandat deputeti, ai do të largohet nga politika.
“Në rast se ne nuk përfaqësohemi fare në Parlament unë nuk do të merrem më me politikë, por kjo nuk ka për të ndodhur.
Si do jenë këto zgjedhje? Shpresoj që të jenë më të mira se pararendëset, ka shumë arsye që më bëjnë të mendoj kështu.
Ka më shumë vëmendje nga ndërkombëtarët dhe prozhektorët do të jenë të drejtuar aty ku ka protagonizëm personal më shumë se sa herë të tjera.
Ka dhe një arsye tjetër që nuk e thotë askush po që duhet përmendur që në marrëveshjen e 5 qershorit se 20% e kutive mund të rinumërohen. Frika ekziston për partitë e reja sepse çakejtë e deformimit të votës janë po të njëjtët”, tha Patozi, i ftuar në emisionin e analistit Mustafa Nano.
Astrit Patozi ka një këndvështrim tjetër edhe për konfliktin në vend. Sipas tij, aty ku ka konflikt ka edhe pazare.
“Nëse njëri tjetrin e konsiderojmë kundërshtar, nuk ka nevojë të shahemi dhe të bëjmë luftë. Marrëveshja e 17 majit ishte flirti më i madh në politikën shqiptare. U krijua ideja që do të kishte një lloj çlirimi. Pas dy vjetësh ne patëm gati konflikt civil. Ne si parti nuk kemi armiq, kemi kundërshtarë. Po u bë një koalicion i madh Shqipëria do të qetësohet? Nuk ka për të ndodhur”, vërejti ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje