Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Redjan Rraja u arrestua pas atentatit që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoji, te mbikalimi i Shkozetit, si një nga autorët e dyshuar të ngjarjes. Edhe më herët, Rraja ka mohuar akuzat që i ka ngritur Prokuroria dhe ka shpjeguar se ndodhej atë ditë në Durrës për shkak se kishte punë të tijat personale.
Atentati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, dhe që është një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje