Gazeta Si – Fredi Beleri është kthyer në një çështje të nxehtë mes Tiranës dhe Athinës, aq sa Greqia ka harruar të kërkojë qeverisë Rama për zgjidhjen e paktit detar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Prej ditësh mediat greke publikojnë kërcënimet politike të Athinës, duke paralajmëruar se do të vendosin veton sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mesazhi më i ashpër është lëshuar nga ministri i Jashtëm i shtetit fqinj, i cili duke folur për mediat greke bëri të ditur se ka pasur bisedime shumë të vështira me Tiranën zyrtare.
Në kohën kur kërkesa e Athinës është për të liruar Belerin dhe mbi të gjitha për t’ia mundësuar fituesit të zgjedhjeve të 14 majit që të betohet si kryebashkiak i Himarës, është paralajmëruar një protestë më 14 gusht.
Fiks katër muaj pas zgjedhjes së përfaqësuesit të minoritetit grek, i zgjedhur në siglën, e koalicionit Berisha-Meta, “Bashkë Fitojmë”, do të kërkohet lirimi i menjëhershëm i Belerit dhe realizimit i betimit të tij si kryebashkiak.
Tubimi në Himarës do të mbahet pasdite në ora 18:00. Në këtë tubim proteste mësohet se do të jetë i pranishëm dhe kryebashkiaku i Himarës, Kosta.
Ndërsa këtë të premte Beleri do të presë në qeli një vizitor tejet të veçantë. Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos do të jetë në Tiranë ku do të takohet me Belerin.
Ky akt shihet si një presion i qartë i Athinës zyrtare ndaj Shqipërisë, ku Tirana zyrtare i është i përgjigjur se duhet të priten hetimet mbi akuzat e Belerit.
Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit, pasi përgjimet konstatuan se Beleri paguante nga 50 euro në këmbim të votës pro tij. Himara ishte bashkia që PS-ja e humbi me 19 vota diferencë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje