Kryeministri Edi Rama i ka qëndruar larg përplasjes së filluar mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Por, i ngacmuar nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë ka komentuar skandalin e përgjimit të kryebashkiakut.
“Përshëndetje zoti Kryeministër audiopërgjimi i Erion Veliajt dhe gjuha e komunikimit që përdor ai a janë të pranueshme për Kryetarin më të madh të Bashkive të vendit?! Do të ketë masë disiplinore për zotërinë?! Pasi ai ka 1 milion banorë që i paguajnë taksat dhe presin shërbim nga ai!”, shkruan qytetari.
Rama i përgjigjet duke deklaruar se përgjimi në fjalë nuk mund të merret për bazë.
“Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si prova fajësie, as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se një përgjimi”, thotë Rama.
Kryeministri e mbyll përgjigjen e tij për qytetarin duke i thënë se nuk e ka dëgjuar dhe as ka ndërmend që ta dëgjojë audiopërgjimin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje