Australia ka rihapur kufijtë e saj pas gati 600 ditësh mbyllje për shkak të Covid, dhe në aeroportin e Sidneit shumë miq dhe familjarë kanë qenë në gjendje të përqafohen për herë të parë në 19 muaj.
Më 20 mars 2020, kontinenti kishte urdhëruar një nga mbylljet më të rënda të kufijve në botë për t’u mbrojtur nga pandemia Covid-19. Dhjetëra mijëra australianë që jetojnë jashtë shtetit nuk kanë mundur të kthehen në shtëpi.
Sidnei dhe Melburni kanë rënë dakord të lehtësojnë këto masa dhe të lejojnë australianë të vaksinuar plotësisht të udhëtojnë pa karantinë. Drejtori i Përgjithshëm i Qantas, Alan Joyce, përshëndeti rifillimin e fluturimeve, pasi linja ajrore australiane u detyrua të linte një pjesë të madhe të flotës së saj në tokë për një kohë të gjatë.
“Është e mrekullueshme të shohësh australianë të ribashkohen me të dashurit e tyre pas një periudhe kaq të gjatë ndarjeje,” tha ai. “Është një ditë e mrekullueshme për Australinë”, tha kryeministri Scott Morrison, duke postuar një mesazh në Facebook: “Vendi, shkroi ai, – tani është gati të niset!”.
Në mëngjesin e sotëm, pasagjerët e parë të zbritur shpërthyen gëzimin e tyre, me skena prekëse përqafimesh, lotësh dhe emocionesh.
Ndërkohë, numri i viktimave në mbarë botën për shkak të pandemisë Covid 19 ka arritur në 5 milionë persona këtë të hënë. Vdekjet zyrtare të numëruara nga Universiteti amerikan ‘Johns Hopkins’ janë 4,999,970.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje