Ne rrjet

Austria, Çekia dhe Sllovakia: Në Europë nuk ka vend për refugjatët afganë

Tre vende europiane që ka më shumë mundësi të preken nga kriza e ardhshme e refugjatëve nga Afganistani po mbajnë një qëndrim të ashpër për mospranimin e emigrantëve në Bashkimin Europian.

Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia kanë dalë me deklarata të përbashkëta duke theksuar se janë kundër hapjes së dyerve për afganët që përpiqen t’i arratisen regjimit të talebanëve.

“Nuk ka vend për refugjatët afganë në Bashkimin Europian. Ne duhet t’i ndihmojnë ata të qëndrojnë në atdheun e tyre”, tha kryeministri çek Andrej Babiš.

BE -ja, e cila ka marrë mijëra refugjatë afganë, tani është e shqetësuar se miliona njerëz mund të kërkojnë strehim në Europë dhe fqinjët e saj si Turqia, duke shkaktuar një përsëritje të krizës së emigrantëve në vitin 2015.

“Është e pamundur, nuk ka vend për ta në Europë,” tha Babiç pasi takoi homologët e tij austriakë dhe sllovakë në kështjellën juglindore çeke të Lednice. Në fakt i gjithë blloku është i shqetësuar se mund të ketë një valë refugjatësh nga Afganistani.

Edhe Polonia dhe Hungaria prej kohësh kanë marrë një qëndrim të ashpër në lidhje me migracionin. Kjo ka shkaktuar ndarje të thella brenda bllokut.

BE-ja ka pranuar refugjatë afganë që kanë punuar me forcat e huaja në këtë vend dhe familjet e tyre, por përvec Italisë, asnjë vend nuk do të pranojë emigrantë të tjerë.

Gjatë krizës së migracionit në Europë, qindra mijëra njerëz shkuan në Turqi dhe pastaj përmes së ashtuquajturës rrugë ballkanike arritën në vendet më të pasura të BE-së.

“Një mundësi është që të zhvillohen bisedime me presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan, por unë nuk mendoj se kjo është një alternativë e mirë”, tha Babis.

Zgjidhja më e mirë do të ishte ajo që iu mundëson njerëzve të qëndrojnë në Afganistan. Ai iu referua një marrëveshjeje të BE-së me Turqinë në vitin 2016 e cila obligoi Turqinë të ndalë migrantët në vend dhe si këmbim evropianët i ofruan Ankarasë miliarda dollarë mbështetje financiare.

Por Erdogan ka paralajmëruar se vendi i tij nuk do të pranojë më shumë migrantë nga Afganistani për të ndihmuar Evropën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë