Bota

Austria hyn në izolim, mbyllen shkollat

Austria ka vendosur të hyjë në izolim mbarëkombëtar në përpjekje për të vënë nën kontroll rritjen e rasteve me koronavirus.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, u ka kërkuar austriakëve, që të mos takojnë askënd jashtë shtëpisë së tyre.

Kurz tha që shkollat do të mbyllen dhe studentët do të mësojnë nga shtëpia duke filluar nga dita e martë, kur masat e reja do të hyjnë në fuqi.

Të premten, Austria raportoi një numër rekord prej 9,586 të infektuar me koronavirus.

Kjo shifër ishte nëntë herë më e lartë se në kulmin e valës fillestare më parë këtë vit.

Ajo ka regjistruar më shumë se 191,000 raste, që nga fillimi i pandemisë dhe 1,661 vdekje të lidhura me COVID-19. Deri më 6 dhjetor, sa është paraparë të zgjasin masat e reja, të gjitha dyqanet jo-thelbësore do të duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Të gjithë qytetarëve u është komunikuar që puna të realizohet nga shtëpia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë