Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Mirditë, në aksin Rubik-Rrëshen. Një autobus është përplasur me një makinë të markës “Land Rover”, drejtuesi i së cilës, 57-vjeçari nga Kosova Hysen Selitaj, ka ndërruar jetë.
Selitaj ndodhej bashkë me të birin në makinë në momentin e aksidentit. Djali i viktimës është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Rrëshenit. Pas aksidentit, shoferi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Mirditës.
Njoftimi i policisë për aksidentin
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit “Land Rover”.
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje