Rend dhe Ligj

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen dy hajdutët në Kavajë

Policia e Kavajës ka arrestuar dy hajdutë, që ishin kthyer në makthin e pronarëve të banesave dhe lokaleve.

Në pranga kanë rënë shtetasit Ll. T., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe A. P., 29 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta të rinj janë autorë të disa vjedhjeve, mes të cilave edhe vjedhjen me thyerje të një lokali, prej ku kanë marrë 2 televizorë dhe 1 kompjuter.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve në disa banesa dhe 1 piceri, konkretisht:

Më datë 22.06.2020 kanë vjedhur dy televizorë në picerinë e shtetasit B. Xh.;

Më datë 29.06.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor;

Më datë 14.07.2020 kanë vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. M.;

Më datë 19.07.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O. M., ku kanë marrë disa sende elektroshtëpiake”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas qarkullonin dhe kryenin vjedhjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 televizorë, 1 kompjuter dhe sendet që dyshohet se këta shtetas i përdornin për të kryer vjedhjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë