Politike

Autoriteti i Dosjeve: Politikani i lartë I.M., bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit. Meta: Hapni të gjitha dosjet

Autoriteti i Dosjeve i ka përsëritur Kuvendit kërkesën për ndryshimin e ligjit, me argumentimin se në formën aktuale, ky ligj mbron zyrtarët e lartë që mund të kenë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

Por, më shumë vëmendjen tërheq në deklaratën e Autoritetit sjellja e një shembulli të një politikani të lartë me inicialet I.M., për të cilin Autoriteti thotë se verifikoi dosjet e klasifikuara të Sigurimit të Shtetit dhe që nga mediat po përflitet se është ish-Presidenti Ilir Meta.

“Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur”, thotë Autoriteti i Dosjeve në deklaratën e bërë.

Autoriteti i referohet një klauzole të ligjit që pengon kontrollin e hollësishëm të dosjeve dhe mbrojtjen e shumë politikanëve të lartë që kanë qenë pjesë e strukturave bashkëpunuese me Sigurimin e Shtetit.

Klauzola e ligjit që kërkon të mos rishkruhen apo riplotësohen certifikata të lëshuara nga Komisioni Bezhani. Komisioni Bezhani njihet kështu për shkak të mbiemrit të kryekomisionerit Nazif Bezhani, i cili drejtoi këtë Komisioni prej vitit 1997, deri në vitin 2000 dhe pajisi me certifikata shumë politikanë që aktivë, ose jo sot.

Por, Ilir Meta e cilësoi lojë të patronazhistëve dhe sajesë përmes një deklarate të Tedi Blushit, ish-zëdhënësi i tij në Presidencë që i është bashkuar te Partia e Lirisë.

“Lat nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni hallin e patronazhistëve të komunizmit. I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve që të hapë që sot dhe të bëjë publike çdo dosje dhe informacion përfshirë edhe procesverbalet e Organizatës së Rinisë të asaj kohe”, shkruan Blushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë