Lajme

Avioni i ‘Blue Panorama’ pëson defekt në ajër, udhëtarët në panik

Një avion i linjës “Blue Panorama” që udhëtonte nga Tirana drejt Anconës ka kryer ulje të detyruar pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”.
Një defekt i ndodhur në avion ka ngjallur panik tek udhëtarët që këtë mëngjes ishin nisur të fluturonin nga Tirana për në Ancona të Italisë. Avioni i kompanisë “Blue Panorama” është nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, por gjatë fluturimit, fare pranë nisjes, ka pësuar një defekt, që ka detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente.
Siç raportojnë, udhëtarët se panë të dilte tym nga avioni. Raportohet se avioni ka kryer disa manovra të rrezikshme përpara se të ulet, teksa ky nuk është rasti i parë që avionët e kompanisë “Blue Panorama” pësojnë defekte duke u kthyer në një shqetësim për pasagjerët që jo pak herë kanë mbetur të bllokuar në rrugë.
Avioni i linjës Tiranë- Ancona, i kompanisë “Blue Panorama” ka rinisur udhëtimin tre orë pas orarit zyrtar, duke u ngjitur në ajër në 10:00, tri orë nga 07:00 që ishte nisja e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë