Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues amerikan mbi Detin e Zi, duke detyruar SHBA-në të rrëzojë dronin, thotë ushtria amerikane.
Sipas njoftimit të ushtrisë amerikane, droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur dy avionë rusë u përpoqën ta neutralizohen atë.
“Veprimi i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e një prej avionëve luftarakë dhe dronit”, thuhet në njoftimin e Ushtrisë amerikane.
Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ujërat ndërkombëtare. Helika e dronit u dëmtua dhe droni u ul në Detin e Zi, në perëndim të Krimesë, thotë zyrtari i mbrojtjes amerikane.
Avioni rus SU-27 ishte nisur drejt Krimesë dhe zbarkoi atje pas këtij incidenti, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur ndonjë dëmtim.
Uashingtoni dhe forcat aleate po vazhdojnë të operojnë në zonën ku ndodhi kjo ngjarje, tha SHBA-ja.
Ndërkaq, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha se autoritetet amerikane do t’ua bëjnë të ditur zyrtarëve rusë shqetësimet e Uashingtonit lidhur me dronin.
“Gjenerali Christopher Cavoli është informuar sot nga aleatët e NATO-s lidhur me incidentin”, tha një zyrtar i aleancës perëndimore ushtarake.
Dronët MQ-9, kryesisht janë fluturake pa pilot, të dizajnuara të kryejnë fluturime të gjata dhe të bëjnë vëzhgime nga lartësi të mëdha.
Ka pasur edhe interceptime të tjera, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, por ky është i dukshëm, sepse ishte “i rrezikshëm dhe joprofesional. Kjo është arsyeja pse ishte unike. Ne nuk e dimë se cili ishte qëllimi i rusëve”, shtoi ai, “por nëse mesazhi ishte për të penguar fluturimet tona në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, apo lundrimin tonë në ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi, ai do të dështojnë”.
Presidenti i SHBA Joe Biden u njoftua menjëherë për incidentin, tha Kirby, ndërsa ambasadori rus në Uashington Anatoly Antonov u thirr të martën pasdite dhe Përfaqësuesja e SHBA në Moskë Lynne Tracy paraqiti një ankesë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme Ruse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje