Politike

Azilkërkuesit në BE/ Tabaku: Shqipëria numrin më lartë, koha të ndryshojmë realitetin

Bazuar mbi të dhënat e fundit të azilkërkuesve në BE, Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se Shqipëria zë numrin më të lartë duke  rrezikuar një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

“Kriteret e vendosura janë një letër lakmuesi për të kuptuar se sa seriozisht e ka qeveria jonë procesin e integrimit.

Por sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet. Nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeveri që punon për veten dhe varfëron shqiptarët.

Ka ardhur koha të ndryshojmë realitetin! Ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët! Ka ardhur koha që integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes sonë për një vend më të mirë dhe pranë familjes Europiane”, shkruan Tabaku në Facebook, duke e shoqëruar edhe me një tabelë shpjeguese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë