Lajme

Balili tregon lidhjet me politikën: Policia nuk m’u afrua kurrë

Klement Balili i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” do të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe kushteve të ndalimit do të zhvillohet në orën 14:00 dhe relatorja e çështjes kundër Balilit do të jetë gjyqtarja Miliana Muça. Gjykata pritet që të vendosë masën burg pa afat për “Escobarin e Ballkanit”, i cili shumë shpejt do të përballet me akuzat, pasi dosja është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin.
Një ditë para vetëdorëzimit, ai ka folur për gazetarin Artan Hoxha, ndërkohë që intervista u transmetua mbrëmjen e djeshme.
Balili ka folur për lidhjet e tij me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ishte angazhuar edhe familjarisht, për dy vitet e tij në arrati si dhe sulmet që i janë bërë.
Lidhur me vetëdorëzimin e tij më 15 janar të 2019-ës dhe jo më parë, ai shprehet se çështja ishte politizuar në të dyja ekstremet dhe i mungonte besimi.
Arrestimi i tij parë ka qenë në vitin 2016 për një sasi droge në Borsh dhe është mbajtuar 6 muaj.
Gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ai tregon se ka qëndruar në qytete të mëdha me shumë njerëz dhe gjithmonë brenda Shqipërisë. Balili tregon se policia asnjëherë nuk i është ofruar vendqëndrimit të tij dhe ka arritur të mbajë dhe kontaktet me familjen në fshat.
Ai ka vendosur që të fshihet në momentin që u politizua shumë çështja, pasi tha se nuk kishte prova këtu dhe nuk mund të rrinte në burg derisa çështja të mbyllej në Greqi.
Lidhur me vetëdorëzimin në këto momente ai shprehet se tani kanë ardhur dokumentet për t’u gjykuar.
“Po se në këto momente kam marrë një informacion, një njoftim nga avokati, që ka ardhur dokumentacioni, siç e kam dëgjuar edhe në media, pra kanë ardhur dokumentet për t’u gjykuar, që çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment që çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare, unë e kam deponuar edhe vetë më përpara që nëse çështja i kalon drejtësisë shqiptare, unë jam i gatshëm që të dorëzohem në çdo moment. Nga ky moment që çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare, unë jam i gatshëm që t’i paraqitem drejtësisë”, shprehet ai.
Ndërkohë, në Greqi sipas tij çështja është në proces gjyqësor.
Lidhur me postin në Drejtorinë e Transporteve, ai shprehet se familja e tij ka kontribuar për LSI-në.
Lidhur me Partinë Demokratike dhe me vetë Berishën, ai kujton që në vegjëli të tij Berisha kishte shkuar në banesën e tij.
Sa i përket hotelit “Santa Quaranta”, ai shprehet se nuk ka lidhje me atë hotel, me atë pronë që më akuzojnë dhe nuk kam pasur ndonjëherë kontakt nga afër me Edi Ramën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë