Kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha gjatë fjalës në Kuvend se këto zgjedhje po shkojnë drejt një referendumi se kush është pro dhe kush kundër reformës në drejtësi.
“Në këtë aspekt, Meta, Kryemadhi, Berisha dhe Basha janë katër njerëz që i ka bërë bashkë ngritja kundër reformës në drejtësi.
Nuk ka asnjë dyshim se përbetimet e Ilirit dhe Saliut kundër reformës në drejtësi janë sinjale që i kemi hasur që në vitin 2016.
Më 22 korrik është negociuar deri në moment të fundit, ne ishim gati të prishim koalicionin me LSI vetëm që të çonim përpara reformën.
Prej asaj dite u prish koalicioni dhe Basha u betua që do ta çonte LSI për skrap, por jo vetëm e përfshiu brenda vetes, por sot ne kemi përballë një opozitë, e cila vjen para qytetarëve shqiptarë me një ofertë skandaloze, qoftë sa i përket ekipit, sa i përket programit, sa i përket lidershipit lëre mos e pyet se nuk mendoj se ka një mendje të shëndoshë që mund t’i besojë Lulzim Bashës”, tha ai.
Balla nënvizoi gjithashtu se Shqipëria i ka plotësuar detyrat dhe se deri më 9 shtator do të jetë mbajtur edhe konferenca e parë ndërqeveritare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje