Politike

Balla 7 orë në Hagë, takon Thaçin dhe Veselin, thumbon Berishën: Janë në burg për një rezolutë turpi për ata që e votuan  

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti Arben Pëllumbi ishte në Hagë në një vizitë të gjatë që zgjati rreth shtatë orë.

“U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj.  Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute (të Dick Marty) turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, tha Balla pas takimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë