Politike

Balla: Fitojmë mandatin e tretë. Shqipëria nuk gjen Kryeministër si Edi Rama

Taulant Balla është i bindur në fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm. Çelësi i suksesit, sipas tij, është Edi Rama.

Në mbledhjen e strukturave të partisë në Librazhd, Balla tha se Shqipëria nuk ka dhe nuk gjen Kryeministër më të mirë se sa Edi Rama, por është i nevojshëm angazhimi maksimal i strukturave për të siguruar që pas zgjedhjeve PS të qeverisë sërish e vetme.

“Është e vërtetë që ne fitojmë, por kjo fitore nuk është e mjaftueshme nëse nuk është e thellë, për të garantuar që të qeverisim vetëm në vitin 2021. Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama dhe Edi Rama do të jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit tonë të tretë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Balla thotë se PS nuk garon me opozitën, por me pritshmëritë e qytetarëve.

“Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë. Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim europian. Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”, deklaroi Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë