Politike

Balla ftesë Bardhit: Listën e kemi, të gjejmë konsensus për Avokatin e Popullit, por kemi kushte (emrat)

Taulant Balla gjeti momentin në Kuvend t’i adresonte një ftesë publike homologut të tij Gazment Bardhi që të uleshin për emrin e ri të Avokatit të Popullit sa kohe në Kuvend po shqyrtohej raporti vjetor i këtij organi. Nëse gjendet konsensusi, Balla tha se Avokati i Popullit mund të kalojë edhe këtë sesion parlamentar.    

“Kemi para nesh 15 kandidatë të cilët sipas komisionit të ligjeve plotësojnë kriteret ligjore. Mendoj se brenda asaj liste kemi mundësinë të gjejmë një nga ta që do të jetë Avokati i Popullit. Në këtë frymë mendoj se për këto 4 seanca i kemi të gjitha mundësitë që të zgjedhim Avokatin e Popullit. Avokati i Popullit nuk mund të jetë avokat i PD-së, jo një figurë e spikatur brenda PD-së në 4 vitet e fundit.

Unë mendoj dhe i propozoj kryetarit të grupit të PD-së Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me Bushkën, me Çupin në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë para nesh që të shkojmë drejt një grupi që ka 3-4 kandidatura që mund të jenë kandidaturat që marrin më shumë konsensus. Ky është një model që duhet konsoliduar. Keni të drejtën që të propozoni për as tradita e as Kushtetuta nuk u ka thënë se keni të drejtë që ta emëroni…” tha Balla.

Lista e kandidatëve për Avokatin e Popullit:

1. Ahmet Premçi

2. Alket Jaupi

3. Besim Ndregjoni

4. Bledar Dervishaj

5. Dardan Mustafaj

6. Drita Avdyli

7. Edison Frangu

8. Endri Papajorgji

9. Erald Aga

10. Ilir Rusmali

11. Lefterie Lleshi

12. Robert Gajda

13. Sokol Hazizaj

14. Tartar Bazaj

15. Vitore Tusha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë