Politike

Balla: I fitojmë zgjedhjet në çdo datë që cakton Presidenti  

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, nuk tha një datë për mediat se kur mazhoranca synon të mbajë zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe pse paraprakisht mësohet se ata janë më afër datës 14 maj.   

“Nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin, për këtë datë sepse besojmë që presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet, ne jemi të gatshëm që të marrim në zgjedhje dhe t’i fitojmë ato në secilën datë”, tha Balla në përfundim të takimit të pati me Bajram Begajn.

Sa i përket Reformës Territoriale, Balla nënvizoi se asnjëra palë të mos i imponohet tjetrës.

“Të presim këndvështrimet e të gjitha palëve të përfshira. Kërkesa ime dhe për kolegët e opozitës është që asnjëra prej palëve nuk mund të imponohet. Shumica ka të drejtën të ushtrojë të drejtën që i jep fakti i të qenurit shumicë. Mirëpres që të gjithë anëtarët e komisionit të vijojnë punën e tyre dhe t’i lëmë vend ekspertëve”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë