Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve të hënën, më 7 janar. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i homologut të tij nga PS, Taulant Balla. Balla e ka ironizuar këtë thirrje, që sipas përkthehet që të gjithë studentët t’i bashkohen PD-së për të mundur Ramën.
“Kjo përkthehet të gjithë studentët duhet t’i bashkohen PD për të mundur Ramën! E paska nisur vitin me goxha ëndërr Profesori. Gëzuar Koleg dhe kur të zgjohesh bashkë me Lulin shihemi në Kuvend”, shkruan Balla në rrjetin social “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje