Partia Socialiste ka propozuar një ndryshim në Kodin Rrugor. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka propozuar që patentat për drejtuesit e mjeteve të jenë 15-vjet nga 10 që janë aktualisht.
Ndryshimet në Kodin Rrugor kërkojnë 84 vota për tu miratuar, që do të thotë se voliten edhe vota nga opozita për të kaluar si propozim.
Si është aktualisht
Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:
– 10 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për personat deri në moshën 50 vjeç;
– 5 vjet, për ata që kanë kaluar moshën 50 vjeç
– 3 vjet, për ata që kanë kaluar të 70-tat.
Çfarë propozohet
Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:
– 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç;
– Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117, jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi I kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje