Politike

Balla mbron shkarkimin e Metës: U bë palë politike, cenoi paanshmërinë dhe nxiti dhunë

Si përfaqësues u mazhorancës aktuale dhe shumicës parlamentare të Kuvendit të kaluar që shkarkoi Presidentin Ilir Meta, Taulant Balla mbrojti vendimin para Gjykatës Kushtetuese duke akuzuar Metën se cenoi rëndë imazhin e Presidentit si të paanshëm dhe mbi palët, duke u përfshirë në aktivitete politike.

“Mbështeti forca të tjera politike, nxiti dhunë dhe sulmoi institucionet kushtetuese. Vënia në lëvizje e shkarkimit të Presidentit është e thjesht: Presidenti duhet të jetë mbi palët, por Meta mori pjesë aktive në zgjedhje”, tha Balla.

Sipas kreut të socialistëve në Parlament, procedura e shkarkimit është e domosdoshme për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Balla tha se me këtë procedurë, Kuvendi nuk synon të ndëshkojë institucionin, por personin që kreu shkeljet.

“Kuvendi nuk synon të ndëshkojë presidentin apo pozicionin, por personin që kreu shkeljen. A mundet ta për përfaqësojë unitetin e popullit një president shfaqet palë, nxit dhunë, ndikoi në vendimmarrjen e institucioneve, sulmoi Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta parashikon që Presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë