Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, nuk pati ndonjë koment për protestën e 7 Korrikut.
Por një ditë pas këtij tubimi, Balla doli për të kujtuar mediat dhe qytetarët se PS-ja nuk do të pranojë asnjë shkresë në Kuvend të firmosur nga Sali Berisha.
“…Ka një standard dhe non-grata është Sali Berisha dhe shkresë me firmën e tij sa të jem unë këtu kreu i Grupit të PS, nuk votohet dhe nuk merr mbështetje në këtë Kuvend. Unë nuk merrem me protesta se me thënë të drejtën jam vetë organizator i evenimenteve të mëdha politike dhe ndaj nuk e komentoj këtë…”, tha ai
Rastin e Olta Xhaçkës që lidhet me një kërkesë të PD-së per heqjen e mandatit të saj, Balla e konsideroi një flluskë sapuni.
“Ne nuk hyjmë në thelb shohim nëse janë plotësuar gjithë elementët që përcakton Kushtetuta, është flusk sapuni dhe sot u njohët me faktin që nuk bëhet fjalë për deputeten Olta Xhacka dhe në kërkese thuhet që deputetja s’ka kryer asnjë shkelje…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje