Politike

Balla: Prej 1 qershorit të hapim kufijtë e Shqipërisë plotësisht

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla, gjatë një takimi me banorët e fshatit Babje në Librazhd, u bëri thirrje qytetarëve mbi 60 vjeç që të vaksinohen ndërsa u shpreh se pas 1 qershorit duhet të hapen plotësisht kufijtë e Shqipërisë.

“Na duhet që prej 1 qershorit të hapim Shqipërinë, kufijtë plotësisht. Çfarë kemi arritur të bëjmë deri më tani në Librazhd është vetëm fillimi i një pune që do të zgjasë në çdo cep”, tha Balla.

Duke u ndalur tek ndihma ekonomike, Balla tha se krahasuar me vitin 2013, sot ky fond është rritur me 7 herë më shumë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi mbështetjen e banorëve që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë