Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, i sugjeroi presidentit Ilir Meta 9 majin si datë të mundshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por cili është qëndrimi i Metës?
“Mendoj që mbledhja e këshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet t’i përmbushim, theksoj edhe një herë metodologjia e re e zgjerimit siç ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshme për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim…”, tha Meta
Sipas Metës, nuk ka rëndësi data, por dita.
“Cilësia është kryesore, po të ishte për mua, data për mua do të ishte dje, në kuptimin e rëndësisë së legjitimitetit të plotë te institucioneve, por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri me këtë proces që po monitorohet shumë ngushtë”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje