Politike

Balla: S’besoj se Basha nuk do bashkëpunim, gjithçka lidhet me votimin brënda PD-së

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në një deklaratë për mediat se, oferta për bashkëpunim me Lulzim Bashën është ende në fuqi.

Balla e tha qartë se ftesa i drejtohej atij edhe pas zgjedhjeve të 13 qershorit në PD.

Balla tha se Basha fiton sërish në krye të PD-së dhe qëndrimi i tij në raport me ftesën e mazhorancës lidhet me zgjedhjet brenda PD-së

“Ne kemi mundësinë t’i identifikojmë çështjet që kemi dakortësi me PD.

Kujtoj këtu disa reforma politike që edhe vetë kryetari i PD Lulzim Basha, që mesa duket do rizgjidhet prapë do kemi mundësi të ulemi e t’i çojmë përpara.

Asnjë parti nuk e gjedh dot kundërshtarët e vet, duhet të pranosh atë që ke përpara, pra ditën që ke pretendime që do e zgjedhësh kundërshtarin vetë, atëherë shko bëje betejën diku tjetër.

Rruga e PD për të gjetur një kundërshtar në një fushë tjetër, le të shkojë por në këtë fushë intitucionale, që është Kuvendi, është PS, ne kemi gjithë dëshirën për të krijuar këto ura komunikimi.

Është në vendimmarrjen e PD nëse dëshiron ose jo, këtë rrugë deri më tani e ka provuar e nuk e ka çuar asgjëkundi rrugën e bojkotit mos komunikimit e mos dialogut politik”, tha Balla.

“Të jeni të sigurt që pas kalimit të etheve të së dielës që lidhen me procesin zgjedhor brenda PD, se ka qenë një emision “ethet e së premtes” por tani ethet e së dielës edhe Basha do e kuptojë që kundërshtari i tij politik jemi ne por në fund të fundit jemi shqiptarë e ajo që shqiptarët presin prej nesh është të ngreme një komunikim të ri që t’i përgjigjet pritshmërive të shqiptarëve në një vit kur Shqipëria ka nisur zyrtarisht dialogun, negociatat për tu anëtarësuar në BE.

Kështu që bie poshtë ajo që thanë që zoti Basha nuk pranon. S’e besoj se nuk do pranojë”, vijoi ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë