Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla raportohet se po zhvillojnë një takim në Kuvend për reformën territoriale.
Takimi mes tyre vjen në një kohë kur Alibeaj bashkoi votat me grupin e PS për dosjet. Nuk dihet se sa i frytshëm do të jetë takimi, në një kohe kur komisioni për reformën terrritoriale ka vendosur të shkojë në Kuvend me dy raporte: Një raport që thotë se numri i bashkive nuk ndryshon dhe tjetri i propozuar nga Dhurata Çupi se numri i bashkive duhet të rritet me 33.
“Përfaqësimi i zonave rurale mund të rishikohet. Rritja e kompetencës së administratorëve në ofrimin e shërbimeve publike, rishikimi I nivelit të pagave, qartësimi I kompetencave të vetëqeverisjes vendore, plotësimi dhe përmirësimi sektorial, rishikimi I kompetencave të qarkut. Rekomandojmë vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e 61 njësive vendore si vetëqeverisje e hapur vendor, qartësimi i kompetencave të 12 këshillave të qarqeve, rishikim të kufijve në disa zona rurale në ndarjen e njësive vendore”, tha Anila Denaj në mbledhjen e fundit të komisionit për reformën territoriale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje