Deputeti i PD-se, Tritan Shehu komentoi takimin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Beograd me Aleksandar Vuçiç në kuadër të nismës së “Ballkani i Hapur”.
Shehu nenvizon nder radhe se nje nga arsyet qe kryeministri i Maqedonise se Veriut Zoran Zaev humbi zgjedhjet ishte edhe mbeshtetja qe i dha nismes.
“Vucic e Rama do të takohen në vetminë e tyre nesër në Beograd, pa Zaev mbas dorëheqjes shumë dinjitoze të tij.
Të dy bashkë po kthehen në formatin ku e nisën në Novi Sad këtë aventurë të dështuar prej fillimit.
Në fakt janë pikërisht këta të dy me “Mini Shengenin” e tyre, një nga shkaqet e humbjes së Zaev, duke e kthyer atë një nga dy tellallet e atij
Rezultati në Maqedoninë e Veriut tregoi se popujt dinë të ‘përkthejnë’ në vota kundër mesazhet e gabuara”, komentoi Shehu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje