Gazeta Si – Dy zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar kanë raportuar para komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatin mbi angazhimin amerikan në Ballkan. Dy zyrtarët e lartë kanë deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është prioritet i administratës së presidentit amerikan Jo Biden.
“Ne mbështesim fuqishëm integrimin në Bashkimin Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ata janë aleatë të jashtëzakonshëm të NATO-s. Korrikun e kaluar hapën negociatat për pranimin, të cilat ne i mbështesim fuqishëm”, tha Chollet.
Sipas tij lufta kundër korrupsionit dhe krimit organizuar, forcimi i shtetit ligjor përbën një nga kërkesat e SHBA-së, si kushte edhe për integrimin e rajonit në BE.
“Politika jonë bazohet në një parim të thjeshtë: një Evropë e tërë, e lirë, e begatë dhe në paqe është në interesin e sigurisë sonë kombëtare dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet një pjesë e munguar e enigmës”, theksoi ai.
Ndërsa i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se rajoni duhet mbështetur edhe përballë rrezikut të influencave ruse dhe kineze në rajon.
“Ajo çka ne kemi bërë është se i kemi dhënë një marrëdhënie më shumë mbeshtetjes nëpërmjet asistencës tonë për ti çuar në të njëjtën linjë me objektivat e bashkimit europian. Kështu që ne po ofrojmë aftësi ndërtuese, pasi ata bëjnë reformat, po i ndihmojmë që të draftojnë legjislaturën, dhe po i ndihmojmë në trajnimin e administratës civile se si ata të përshtasin sistemet e tyre në pricesin e bashkimit europian. Mbështetja që ky senat i ka dhënë nëpërmjet asistencës ka qënë me mjaft vlerë për procesin. Pjesa më e madhe e rajonit e sheh integrimin në Bashkimin Europian si aspiratën më të lartë. Kështu që ata do të ishin të gatshëm të ishin pjesë e Bashkimit Europian se sa të kenë marrëdhënie me kinën. Ne na duhet ta forcojmë dhe ta mbështesim këtë aspiratë që brezat e rinj të rajonit e kanë tashmë”, tha Escobar.
Escobar ka mbështetur edhe nismën rajonale Open Ballkan. “Mbështesim vendet që të punojnë më ngushtësisht sëbashku në një linjë me standardet europiane, dhe përsa kohë të jetë i hapur për të gjithë si anëtarë të barabartë. Mbështesim ballkanin e hapur, mbështesim tregun e përbashkët dhe Procesin e Berlinit. Kështu të gjitha këto do të kenë mekanizma për të parandaluar që një zonë e tregtisë së lirë të kthehet në një zonë e lirë për trafiqe. Ne do të vazhdojmë ta mbikqyrim me shumë kujdes”, tha Escobar.
Kosova, kërkohet Asosacioni
Një vëmendje të madhe në seancën dëgjimore, i është kushtuar Kosovës. Sfida më e ngutshme, tha Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Chollet janë çështjet e pazgjidhura mes Serbisë dhe Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin e plotës të Kosovës në strukturat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, tha Chollet.
Për Chollet, sipas VOA, marrëveshja e Ohrit përcakton një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ai tha se Serbia duhet të përmbushë angazhimet për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive me të gjithë fqinjët e saj dhe demokraci të fortë dhe të qëndrueshme në vend për të arritur këtë vizion.
Gjatë fjalës së tij i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Ecobar tha se dështimi për të bërë përparim në drejtim të një marrëveshjeje Kosovë-Serbi i ka dhënë mundësi Rusisë, të luajë një rol dëmtues, në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se si Serbia ashtu edhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet për të çliruar potencialin e tyre të plotë dhe përparimin në rrugët e tyre drejt Evropës.
Duke iu përgjigjur shqetësimit të Senatorit Menedez se Asociacioni do të kthehej në një lloj “Republika Serpska” në Kosovë, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha se Asociacioni do të krijohet brenda Kushtetutës së Kosovës dhe i bazuar në modele evropiane që tashmë ekzistojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje