Lajme

Ballsh, punonjësit e uzinës në protestë

Rreth 1000 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh kanë nisur sot protestën e paralajmëruar. Prej ditës së premte, Uzina e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka ndalur punën në përpunimin e naftës bruto.
Sot punonjësit janë pa punë, pasi ka ndalur uzina, e cila nuk furnizohet me naftë bruto nga ALBPETROL dhe BANKERS. Sipas punonjësve, kompania BANKERS nuk ka zbatuar marrëveshjen e nënshkruar për furnizimin me naftë bruto te “Tosk Energy” ,“Bylis Energy”. Po ashtu, sipas tyre, kompania prodhuese e naftës duhet të furnizojë me naftë bruto për përpunim këto dy kompani vendëse në një sasi prej 50 mijë ton në muaj, por në fakt kjo sasi nuk ka qenë e plotë edhe më parë, por ka shkuar deri në 20-22 mijë ton.
Protesta e punonjësve sot para Rafinerisë së Fierit është një shprehje e revoltës që ka lënë pa punë punonjësit. Nafta jonë edhe pse prodhohet në vendin tonë nuk përpunohet në vend, por janë lidhur kontratat për jashtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë