Politike

Balluku: Fasha 800 KW nuk do të aplikohet as në nëntor

Gazeta Si- Në një njoftim për median, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belina Balluku tha se fasha 800 KW nuk do të aplikohet as për muajin nëntor.

“Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë”, tha Balluku.

Ajo tregoi se konsumi i energjisë është ulur me 7 për qind në krahasim me 1 vit më parë dhe kjo është diçka pozitive.

Balluku tha gjithashtu se reshjet në fundjavë kanë qenë të pakonsiderueshme pasi ishin të pakta por “presim reshje në kaskadën e Drinit pas datës 13 nëntor”.

“Ndër të tjera, 15% ulje të konsumit vjetor është targeti i vendosur për institucionet shtetërore dhe pas datës 12 nëntor do të bëhet publike se cilat kanë kapur këtë target për të kursyer energji”, tha Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë