Baloni spiun u shfry të shtunën nga raketa më e shtrenjtë e lëshuar nga një avion ushtarak F-22. Por polemikat mbeten, veçanërisht brenda Shteteve të Bashkuara.
Një përplasje mes politikës, inteligjencës dhe ushtrisë është duke u zhvilluar, e cila po zbulon një të metë të madhe në sigurinë kombëtare: të paktën katër balona kineze i kishin shpëtuar NORAD-it (komanda e mbrojtjes së hapësirës ajrore) mbi qiellin amerikan vitet e fundit. Shtëpia e Bardhë u fajësua nga republikanët se priti një javë përpara se të shkatërronte balonën e spiunazhit.
Për të devijuar presionin, zyrtarët e administratës Biden zbuluan se raste të ngjashme kishte pasur edhe gjatë presidencës së Donald Trump dhe ishin kaluar në heshtje
Në këtë moment, Mike Pompeo, i cili kishte qenë drejtor i CIA-s gjatë kohës se Trump, tha: “Ata të Bidenit kanë shpikur që një tullumbace ishte dërguar nga Kina gjatë administratës Trump, për të justifikuar ngadalësinë e tyre. Nuk më është thënë kurrë për këtë dhe jam shumë i sigurt se drejtorit të CIA-s do t’i kishin thënë për një tullumbace me madhësinë e tre autobusëve që ngadalë po hynte në zemër të territorit tonë për ditë të tëra”, përfundoi Pompeo.
Ndërsa Trump komentoi: “Kina kishte shumë respekt për mua për të tentuar një gjë të tillë”.
Me breshëri erdhën edhe mohimet e zyrtarëve të tjerë të lartë të sigurimit, përballë zbulimit se në kohën e tyre kishin kaluar tullumbace të tjera spiune kineze.
Në këtë pikë, NORAD duhej të ekspozohej (dhe të shpallej përgjegjës), komanda e mbrojtjes së hapësirës ajrore u mitizua në dhjetëra filma dhe romane të Luftës së Ftohtë. “Ata nuk i kishin zbuluar ato balona kërcënuese në mënyrë adekuate dhe kjo është një çështje sigurie që duhet adresuar,” tha gjenerali Glen D. VanHerck, kreu i Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).
Oficeri pranoi se të paktën katër balona kishin fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara vitet e fundit dhe se komanda e tij e kishte marrë vesh për këtë vetëm më vonë, përmes kanaleve të inteligjencës. Një arsyetim disi kompleks për të thënë se në thelb balonat spiune e kishin kryer misionin e tyre pa qenë në dijeni të Uashingtonit.
Ish-zyrtarët e Pentagonit thanë se ato katër (ose më shumë) balona që ikën nga NORAD ishin kataloguar nga Pentagoni si “fenomene ajrore të paidentifikuara”, d.m.th. objekte fluturuese misterioze që nuk mund të shpjegohen: pothuajse UFO. Nga katër balonat e përcaktuara më parë si “fenomene ajrore të paidentifikuara”, tre kishin kaluar gjatë presidencës Trump dhe një në fillim të Bidenit. Nuk u zbulua nëse balonat e mëparshme ishin të së njëjtës madhësi me atë të zbuluar të mërkurën e kaluar gjatë fluturimit.
Pekini gjithashtu folur. Ministria e Jashtme kineze këmbëngul se “avioni ishte për përdorim shkencor”, dhe se rrëzimi i tij ishte një shkelje e rregullave. Ajo gjithashtu pretendon kthimin e asaj qe ka mbetur, si “pronë legjitime e Republikës Popullore të Kinës”.
Një dosje tjetër për t’u marrë me diplomacinë, duke pritur që erërat të qetësohen dhe Antony Blinken të riplanifikojë vizitën e tij në Pekin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje