Ne rrjet

Balona kineze u ngrit, çfarë ndodh në këtë rast me Evropën?   

Saga e balonës së spiunazhit kinez ka zhytur në krizë të re marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit. Për qeveritë evropiane, kjo paraqet të gjitha llojet e telasheve.

Me përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy superfuqive, liderët e BE-së duket se do të vihen nën presion të shtuar nga Shtëpia e Bardhë për të bashkuar forcat kundër Kinës, ashtu siç shpresonin për një shkrirje të marrëdhënieve të ndërlikuara me Pekinin.

Dhe pastaj është lufta.

Rusia po përgatit një ofensivë të madhe në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme, por diplomatët e BE-së kanë frikë se incidenti me balonën rrezikon të shpërqendrojë ekipin e Presidentit Joe Biden pikërisht në momentin kur mbështetja amerikane për Kievin do të jetë më e nevojshme.

“Ne kurrë nuk kemi pritur që viti 2023 të ishte i lehtë, por ky është një fillim vërtet i vështirë”, tha një diplomat evropian.

Të shtunën, SHBA rrëzoi përmes një rakete (lëshuar nga një avion luftarak) atë që e identifikoi si një balonë vëzhgimi kineze në brigjet e Karolinës së Jugut

Sekretari i Shtetit Antony Blinken shtyu për një kohë të pacaktuar vizitën e planifikuar këtë javë në Pekin.

Vizita e tij do të shënonte edhe udhëtimin e parë të një niveli të tillë planifikuar nga SHBA në Kinë qysh prej presidencës së Biden

Imazhet e incidentit kanë qarkulluar frikshëm në mediat sociale, të marra kryesisht nga shikuesit e emocionuar që brohorasin shfaqjen teatrale të fuqisë ushtarake.

Pekini këmbënguli se objekti gjigant me panel diellor ishte një “avion civil” që doli jashtë kursit ndërsa po kryente kërkime “kryesisht meteorologjike”.

Në përgjigje të sulmit me raketa, qeveria kineze shprehu “pakënaqësi të fortë” dhe protestoi kundër përdorimit të forcës nga SHBA për të sulmuar anijen civile pa pilot.

Politika e jashtme e SHBA, ndonëse ende investohet shumë në mbështetjen ushtarake të Ukrainës, mund të shpërqendrohet nga përplasjet e mprehta me Pekinin.

SHBA e krahut të djathtë ka bërë thirrje për më shumë vëmendje ndaj Kinës që kur Rusia pushtoi Ukrainën një vit më parë.

Ndërsa “rivaliteti SHBA-Kinë ashpërsohet, do të ketë më shumë presion mbi evropianët, qasja e të cilëve ndaj Kinës është shumë e larmishme, për të zgjedhur anë”, tha Ricardo Borges de Castro, kreu i Programit Evropa në Botë në Qendrën e Politikave Evropiane.

“Realiteti është, nëse bota dominohet gjithnjë e më shumë nga dy pole – SHBA dhe Kina – BE-ja dhe evropianët do të duhet të zgjedhin anë për aq kohë sa siguria dhe mbrojtja e Evropës varet nga ombrella e SHBA.”

Rusia, ndërkohë, pritet të nisë ofensivën masive në vetëm pak javë, kur sezoni më i ashpër i dimrit të përfundojë, sipas zyrtarëve ukrainas.

“Uashingtoni do të jetë i zënë me Pekinin për ca kohë tani”, tha një diplomat i lartë i BE-së të dielën. “Nuk është një lajm i mirë për BE-në sepse Rusia është ende shqetësimi kryesor”.

Moment i keq

Për Evropën, incidenti vjen gjithashtu në një moment të papërshtatshëm pasi zyrtarë të lartë po përgatiteshin të ri-angazhoheshin me Pekinin.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, mësohet se po bën plane për një udhëtim në Pekin në prill, kur ai gjithashtu pritet të udhëtojë edhe në Japoni për një takim ministror të G7.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar paraprakisht se  ka si synim të takojë Presidentin Xi Jinping në kryeqytetin kinez në fillim të këtij viti dhe gjatë këtij takimi ai ka shprehur interes të merrte me vere edhe një zyrtar të lartë nga Komisioni Evropian.

Shpërthimi i fundit SHBA-Kinë “do të thotë se tani do të duhet të vëzhgojmë se sa keq reagon Kina dhe nëse këto udhëtime (të planifikuara) do të trajtohen si një sukses propagandistik nga Pekini në ndarjen e lidhjeve transatlantike,” tha një diplomat në kushte anonimiteti pasi ai nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë temë.

“Në vazhdën e luftës në Ukrainë, koordinimi i politikës së Kinës midis të dyja palëve të [Atlantikut] po humbet fuqinë”, tha Reinhard Bütikofer, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kinën. “Ndërsa Uashington D.C. rrit presionin kundër Pekinit veçanërisht në frontin teknologjik dhe në kontekstin e Tajvanit, Brukseli, Berlini dhe Parisi shfaqin hezitim të ri”

Gjërat më të komplikuara janë mungesa e dukshme e interesit të Pekinit për të ndihmuar Perëndimin të ushtrojë presion mbi Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Më keq akoma, sipas një raporti në Ëall Street Journal, Kina është shfaqur si furnizuesi dominues i mallrave me përdorim të dyfishtë në Rusi, duke ofruar teknologjinë për të cilën ushtria e Moskës ka nevojë.

Kompanitë shtetërore kineze të mbrojtjes kanë dërguar pajisje lundrimi, teknologji bllokimi dhe pjesë të avionëve luftarakë për kompanitë e mbrojtjes të sanksionuara në pronësi të qeverisë ruse.

Udhëheqësit evropianë e kanë paralajmëruar vazhdimisht Pekinin që të mos e ndihmojë Moskën ushtarakisht.

Zyrtari më i lartë i politikës së jashtme të Kinës, Ëang Yi, ka hequr dorë nga plani për të vizituar Brukselin edhe pse ai do të udhëtonte në Gjermani për Konferencën e Sigurisë së Mynihut në shkurt, thanë dy diplomatë për POLITICO.

Reagimi i Evropës ndaj incidentit me balonë ishte i heshtur. BE-ja thjesht vuri në dukje të drejtën e SHBA-së për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore. “Siguria dhe mbrojtja e hapësirës ajrore është një çështje e sigurisë kombëtare dhe për këtë arsye një kompetencë, përgjegjësi dhe prerogativë” e shtetit ose shteteve specifike të përfshira, tha një zëdhënës i BE-së të dielën.

Pak vende evropiane e mbështetën vendimin e administratës Biden në publik.

Ndryshe reagoi Kryeministri kanadez Justin Trudeau i cili vlerësoi operacionin, duke postuar në Tëitter: “Kanadaja e mbështet fuqishëm këtë veprim – ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku … për sigurinë dhe mbrojtjen tonë”.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut Park Jin, gjatë një vizite në Uashington, tha se “Unë e kuptoj mjaftueshëm vendimin për të shtyrë vizitën e Sekretarit (Blinken) në Kinë dhe mendoj se Kina duhet të bëjë një shpjegim të shpejtë dhe shumë të sinqertë për atë që ndodhi”.

Tom Tugendhat, ministri i sigurisë i Britanisë së Madhe dhe një skeptik prej kohësh i Pekinit, tha se duhet shqetësuar për format e tjera të kërcënimeve kineze.

Politika e jashtme e BE-së në vitin 2023 mund të përcaktohet me teorinë se cila nga këto skadon së pari: pavendosmëria evropiane mbi Kinën, apo oreksi i Amerikës për të siguruar mbrojtjen e Evropës.

Burimi: politico.eu/ Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë