Gazeta Si – Arma e re amerikane kundër raketave hipersonike të Kinës dhe Rusisë është …ajri i nxehtë. Siç raporton gazeta amerikane “Politico”, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po mendon të transferojë projektet e balonave nga shërbimet shkencore në ato ushtarake me objektiva vëzhgimi në lartësi të mëdha.
Në muajt e fundit, si Pekini ashtu edhe Moska kanë testuar armë hipersonike me shqetësim në rritje nga administrata amerikane, e cila tani po mendon të marrë masa.
Këto pajisje – të cilat fluturojnë midis 60,000 dhe 90,000 këmbë, ose midis 18 dhe 27 kilometra në lartësi – më pas do të shtohen në rrjetin tashmë të gjerë të mbikëqyrjes së mbrojtjes së SHBA-ve dhe mund të përdoren për të zbuluar raketat hipersonike.






“Platformat e lartësive të larta dhe shumë të larta, kanë përparësi për forcën e tyre në stacion, manovrimin dhe madje fleksibilitetin për ngarkesa të shumta”, shpjegoi për “Politico”, Tom Karako, studiues për Programin Ndërkombëtar të Sigurisë dhe drejtor i Projektit të Mbrojtjes Raketore Qendrore për studime strategjike dhe ndërkombëtare, e cila merret me analiza politike, ekonomike dhe të sigurisë ndërkombëtare.
Sipas “Politico”-s, Pentagoni ka shpenzuar rreth 3.8 milionë dollarë për projekte të balonave të fluturimit të lartë në dy vitet e fundit.
Jo vetëm kaq: ai planifikon të shpenzojë 27.1 milionë dollarë shtesë për të vazhduar punën në përpjekje të shumta, sipas dokumenteve buxhetore.
Përdorimi i armëve hipersonike në kontekst lufte, është më i rëndësishëm se kurrë. Gjatë pushtimit të Ukrainës, Moska përdori dy raketat e reja Kinzhal dhe Zircon.
E para përdoret nga aviacioni ajror, e dyta nga Marina detare. Të pajisura me saktësi, shpejtësi dhe heshtje shumë të lartë, këto raketa të gjeneratës së fundit janë në gjendje të godasin një objektiv pa u kapur dhe neutralizuar nga mbrojtja kundërajrore dhe raketore e armikut. Gjithnjë nëse do ta lejonin balonat e reja në të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje